Aurora Group
KOSOVËLAJME

Dy të arrestuarit që dyshohet të jenë përfshirë në grabitjen në Suharekë janë nga Vushtrria

Disa persona të armatosur tronditën Suharekën dhe gjithë Kosovën, pasi grabitën argjendarinë ‘Diakos’, duke mbushur  çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u më pas u zhdukën. Para se të arratiseshin ata u gjuajtën me njësinë policore që intervenoi në vendin e ngjarjes, duke e lënë të plagosur një polic. Kryesit e veprës ndodhen ende në arrati, mirëpo sot janë arrestuar dy persona që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.

Prokurorja e Shtetit, Ervehe Gashi, ka konfirmuar se janë ndaluar dy persona të cilët dyshohet se kanë ndihmuar të dyshuarit ta kryejnë grabitjen e armatosur.

Dukato 1

Siç mëson “Mitropol” nga burimet brenda policisë, dy personat e ndaluar janë nga Vushtrria.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme u gjet vetura e të dyshuarve, e cila ishte braktisur në një bjeshkë.

Active 1