
Policia e Kosovës sot rreth ores 04:00 në
Skenderaj, në nje pikë kontrolli kanë konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me pesë fishekë, shkruan Mitropol.
Sipas raportit policor pas kontrollit të detajuar në veturën e të dyshuarit i është gjetur arma për të cilën nuk posedonte leje.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: ,,mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’.








