
Mbrëmë, zyrtarë e udhëheqës së Komunës së Mitrovicës u mblodhën për të festuar dhe falenderuar të gjithë ata që kontribuan në aktivitet kulturore që u zhvilluan gjatë vitit 2023 në këtë komunë, shkruan Mitropol.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri tha se falë angazhimit të drejtoreshës Valdete Idrizi, institucioneve kulturore dhe sidomos artistëve, Mitrovicës iu kthye nami i dikurshëm.
“Viti që po lëmë pas ishte i begatë për kulturën në Mitrovicë, me shumë shfaqje, koncerte madhështore e ngjarje të tjera kulturore.” shkroi Tahiri në një postim në Facebook.











