Medi
02LAJME

Telashe në PDK në Vushtrri – Raportohet se disa nëndegë të PDK-së kanë bojkotuar ndejën e fundvitit

Dega e PDK-së në Vushtrri është përballur me telashe këtë fundvit. Ndeja e fundvitit e organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës, është bojkotuar nga disa nëndegë. Insajderi ka siguruar disa mesazhe nga komunikimet brenda kësaj partie.

PDK në 24 vjetorin e kësaj partie në Vushtrri si dhe në përmbyllje të fundvitit ka ftuar anëtarët e kësaj partie në një koktej.

Premium Store

Ky festim është paraparë që të mbahet sot, por disa kryesi të nëndegës të kësaj partie në fshatra kanë bojkotuar këtë ndenjë.

Në bisedën e siguruar nga Gazeta Insajderi theksohet se kryesia e nëndegës së PDK-së në fshatin Oshlan, Sllatinë dhe ajo e fshatit Nevolani kanë bojkotuar këtë koktej.

Këtij bojkoti të tyre i është kundërpërgjigjur, kryetari i PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi.

Ai i tha atyre se ky “është gabim i rëndë”.

“Jeni ka gaboni rëndë, po për këtë flasim pas festave“, ishte përgjigja e tij.

Koha