Medi
02LAJME

Mitrovicasi denoncon nipin dhe mbesën, pretendon se rrahën gjyshen 84 vjeçare dhe e dëbuan nga shtëpia

Mërgimtari Fahredin Smakiqi nga Mitrovica, me banim në Mynih të Gjermanisë ka denoncuar publikisht përmes një postimi në Facebook, djalin dhe vajzën e vëllaut të tij të ndjerë, njofton “Mitropol”.

Mërgimtari Fahredin Smakiqi

Në një status të postuar në Facebook, ai pretendon se më datë 26 dhjetor, pra para pesë ditësh, mbesa e tij, Fatbardha Smakiqi rrahu fikizisht gjyshen e saj 84 vjeçare (nënën e babait të saj, i ndjerë tash e dy vite).

Medi

Pas këtij rasti, xhaxhai pretendon se nipi i tij, vëllau i Fatbardhës, Leart Smakiqi, më 30 dhjetor, pra dje, e dëboi gjyshen nga shtëpia si dhe e ofendoi me fjalë të rënda.

E moshuara 84 vjeçare që pretendohet se u maltretua nga nipi dhe mbesa

Siç shkruan Smakiqi, shtëpia nga e cila u dëbua e moshuara 84 vjeçare është ndërtuar nga vet ajo së bashku me të shoqin dhe bijtë e vet, e pastaj e ndarë për babain e dy të rinjëve që pretendohet se maltretuan gjyshen e tyre.

“Jemi prekur shumë nga ky rast në familjen tonë dhe njëherit inkurajojmë të gjithë të moshuarit që t’i paraqesin rastet e ngjajshme në organet policore. Eshtë për keqardhje se si ky rast ndodhë menjëherë 2-vite mbas vdekjes së vëllaut tonë. Me këtë postim shpresoj të ndihmoj në ndërgjegjësimin e familjeve ku kanë mungesën e njërit prind. Kujdesi për të moshuarit tonë, gjyshërit e gjyshet tona ti mbrojmë ata nga dhuna!”, shkroi në reagimin e tij Fahredin Smakiqi.

Mërgimtari nuk ka dhënë detaje për rrethana të tjera apo arsyet që çuan deri tek dhuna e prentenduar.

“Mitropol” nuk ka arritur ta konfirmoj vërtetësinë e pretendimeve në mënyrë të pavarur por, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti në fjalë nuk figuron të jetë denoncuar në organet e rendit.

Megjithatë, motrat e personave të apostrofuar, përmes një statusi në Facebook të publikuar sot thonë se Policia ka konfirmuar se nuk ka asnjë lloj dhune fizike,psiqke apo dëbim nga shtëpia.

“Me çfarë Babe dhe nane u rritem prindër te mrekullueshëm shembull i prindersië por Axhallar aq të ligë, sa që nuk mund te pershkruhet asnjherë me fjalë, rrena por nasht e treguan veten sikurse per femijet e halles pasi vdiç halla dhe ne po e perjetojme po ate faze, por ata a e rrahen gjyshen e tyre?
Faleminderit per kete poshtersi publike nga ana e juaj, Policia ka konfirmuar qe nuk ka asnje lloj dhune fizike, psiqke,apo debim shkaktuar ana jone, por qe madje jane tallur dhe shprehen se cfare Axhe Fahredin Smakiqi Abedin Smakiqi pasket ju, mjerë! se shpejti do te publikohen edhe videot!
Drejtësia FITON SHIHEMI NE GJYQ!”, kanë shkruar motrat e Fatbardha e Leart Smakiqit, duke paralajmëruar edhe padi në gjykatë./Mitropol/

Postimi i plotë nga Fahredin Smakiqi:

Active