
Policia e Kosovës dje në Vushtrri ka arrestuar një person, pasi të njejtit i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë, shkruan Mitropol.
Sipas policisë të dyshuarit gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 3.7 gramë, një mulli për bluarje dhe një pako rizlla.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.







