“Do ta bëjmë Bistricën qysh i ka hije edhe qysh e meriton”, Hetemi premton të bëhen 1 milion euro investime në Bistricë

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi në një intervistë ekskluzive për “Mitropol” ka thënë se 1 milion euro do të investohen në Bistricë këtë vit.
Ai premtoi që 750 mijë euro do të investohen për shtratin e lumit Bistrica, ndërkaq të tjerat për renovimin e shkollës së fshatit, funksionalizimin e zyrës për komunitete e ambulantën mjekësore.
“Do ta bëjmë Bistricën qysh i ka hije edhe qysh e meriton”.







