
Sonte rreth orës 23:50 në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të veriut ka ndodhur një shpërthim, shkruan Mitropol.
Dyshohet të jetë hedhur granatë dore. Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht për “Mitropol” zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe janë lënduar dy persona.
“Njëri ka lëndime më të rënda por është jashtë rrezikut për jetë”, tha Elshani për Mitropol.
Siç mëson “Mitropol” dy personat që u plagosën si pasojë e shpërthimit, janë të nacionalitetit serb.
Përndryshe Policia e Kosovës është ende në vendin ku ndodhi shpërthimi dhe po merren me rastin.








