Premium Store
02

Nëse nuk do ishin punëtorët e pastrimit, Mitrovica do ishte e pakalueshme nga mbeturinat

Mjafton një fotografi që të shihet puna e madhe që punëtorët e pastrimit kryejnë çdo ditë në qytetin e Mitrovicës dhe gjithë regjionin, shkruan Mitropol.

Gjersa sheshin e kishin mbuluar gjethe të shumta të pemëve që po ‘zhvishen’ me ardhjen e vjeshtës, ata ishin aty në orët e vonshme të mbrëmjes duke e pastruar rrugën në mënyrë që qytetarët të mund të endeshin lirshëm mëngjesin e së nesërmes.

Aurora Group

Megjithëse pagat që marrin janë të padinjitetshme, punëtorët e pastrimit vazhdojnë që me dinjitet të kryejnë detyrën fisnike të mbajtjes së qytetit pastër.

Në disa herë që Mitropol kishte shtruar pyetjen se sa i vlerësojnë qytetarët këta punëtorë, ata gjithherë morën vlerësimin maksimal të banorëve të regjionit të Mitrovicës./Mitropol/

Pellini