Premium Store
02KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: 23 vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit të Komunës së Prishtinës është motra e deputetes Fjolla Ujkani

Një vajzë 23-vjeçe ka pësuar lëndime të rënda sot si pasojë e rënies së çatisë së objektit të ri të Komunës së Prishtinës dhe e njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan “Mitropol”.

23 vjeçarja po vazhdon ende të trajtohet në Qendren Emergjente të QKUK-së.

Active

“Ju konfirmojmë se një paciente 23 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, me gjendje stabile por me lëndime të rënda trupore. Ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikqyrje mjekësore. Pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekimi Intensiv Qendror” deklaroi zëdhënësi për media i QKUK-së, Shpend Fazliu sot gjatë ditës.

Për rastin foli edhe Policia, e cila ka njoftuar se ngjarja ka ndodh sot rreth orës 13:00 në rrugën “Nora e Hotit”, në Prishtinë.

“Një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”, u tha nga Policia.

Burime ekskluzive të “Mitropol” bëjnë të ditur se 23 vjeçarja që pësoi lëndime është vushtrriasja Elza Ujkani.

Elza është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkanit.

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin në lagjen “Arbëria”.

Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e kësaj Prokurorie, e cila tha se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Mitropol/

Active