
Këshilli i Bashkësisë Islame të Mitrovicës ka mbajtur sot zgjedhjet e rregullta të këshillit, njofton “Mitropol”.
“Mitropol” mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se pas procesit të votimit, anëtarë të këshillit, sipas renditjes me vota janë zgejdhur:
- Ekrem Avdiu
- Burim Veliu
- Eroll Nesimi
- Jeton Peci
- Cena Bala
- Asllan Fazliu
- Fuad Ferati
- Bashkim Jashari
Kujtojmë se kryetar i deritashëm i KBI të Mitrovicës ishte hoxha Enis ef. Rama i cili në përfundim të mandatit mblodhi të gjithë imamët e Mitrovicës më 10 janar të këtij viti.
Ai falenderoi imamët, administratën si dhe anëtarët e Këshillit për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në aktivitete, si dhe kishte bërë thirrje që zgjedhjet e reja të mbaheshin në frymën vëllazërore e kolegiale./Mitropol/








