
Foto ilustrim
Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Leposaviq, Policia e Kosovës ka vërejtur një automjet që ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, shkruan Mitropol.
Policia ka arritur të ndalojë automjetin në fjalë i cili hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
“ I dyshuari mashkull serb kishte të ngarkuara në automjet një makinë pompuese të vajit”, thuhet në raportin policor.
Automjeti me ngarkesën është dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.








