Active 2
KOSOVËLAJME

Pamjet e nënkryetares së Leposaviqit duke konsumuar drogë: Kryeprokurori i Mitrovicës konfirmon se do të ketë hetime

Ditën e djeshme u publikuan video-incizime ku shihej nënkryetarja e Leposaviqit, Dragana Miletiq, duke konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës.

Kryeprokurori i Mitrovicës, Ismet Ujkani, ka konfirmuar për gazetën Nacionale se do të ketë hetime për këtë rast.

Aurora Group

“Prokurori i rastit kujdestar që është me siguru u informu për rastin. Veç drejtohesh çka ki në zyrën për informim dhe merr informacion. Sigurisht hetohet rasti, gjithsesi”, ka thënë Ujkani.

Në anën tjetër, zv/komandanti i Policisë për veriun, Veton Elshani, tha se janë në dijeni për përmbajtjen e videos.

Sipas Elshanit, ata e kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë në Prishtinë.

“Ne kemi reaguar sipas detyrave tona zyrtare dhe për rastin kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, e cila do të merret me rastin bashkë me prokurorinë. Ata vendosin për këtë”, tha Elshani për Kossev.

Active