Premium Store
KOSOVËLAJME

Grupet terroriste serbe shfrytëzuan thasët si istikame për sulm ndaj Policisë dhe si barrikadë në rrugën kyçe në Zveçan

Policia e Kosovës sot kreu një bastisje në një objekt publik që është pronë e Komunës së Zveçanit, e cila u shfrytëzua nga organizatat terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut, raportoi sot ekskluzivisht “Mitropol”.

Në objektin e bastisur janë gjetur materiale të cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste në kohën e barrikadave.

Active

Këtë e ka konfirmuar për “Mitropol”, zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot, gjatë kontrollave që ka bërë policia ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan”, tha Elshani.

Tutje ai tha se kjo është dëshmi se ata kanë pasur në plan t’i sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat.

“Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosur rend dhe kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat.”, tha Elshani për “Mitropol”.

Weelnes