
KF Trepça nesër udhëton në Gjakovë ku do të takohet me KF Vëllaznimin, në kuadër të ligës së parë të futbollit në Kosovë, shkruan Mitropol.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00, dhe do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjakovë.
Mitrovicasit javën e kaluar u mposhtën nga Liria në Mitrovicë me rezultat 0:1, teksa aktualisht radhitën në pozitën e 7 me 13 pikë të tubuara. /Mitropol/








