Premium Store
KOSOVËLAJME

Sveçla e Krasniqi bashkë në aksionin e radhës kundër strukturave ilegale: Mbyllëm tri komuna ilegale serbe!

Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi vazhdojnë të jenë të pandashëm në aksionet e përbashkëta kundër strukturave ilegale serbe.

Dy ministrat sot kanë qenë në terren në tri komuna të Dukagjinit.

Active 1

“Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.
Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj.
Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Sveçlës.

Active