Asamblisti Perquku: Në ndërmarrjen ‘Përparimi’ po ndodhin keqpërdorime, menaxheri po sillet me xhip të zi e po merr mëditje shtesë

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të komunës së Vushtrrisë ka pasur akuza se menaxhmenti i ndërmarrjes lokale ‘Përparimi’ po bën keqpërdorime, shkruan “Mitropol”.
Këto akuza i ka bërë asamblisti Agron Perqu i LDK-së, duke thënë se menaxhmenti i ndërmarrjes ‘Përparimi’ po i keqpërdorë aktivitetet.
“Nuk e di a është e ligjshme që menaxhmenti i ndërmarrjes të paguhet me orë shtesë. Del i mbikëqyr punëtorët e vet dhe sillet me xhip të zi nëpër qytet dhe qohet e merr orë shtesë, kjo është e pakuptimtë. Nuk e di me ligj a ia lejon menaxherit të ndërmarrjes”, tha asamblisti Perquku.
Burime të Mitropol tregojnë se është Kryeshefi Ekzekutiv Fadil Bahtiri ai që ka në përdorim gjithë kohën një xhip të zi të komunës.
Postimi i plotë i Perqukut:
https://www.facebook.com/share/v/D5MHGCnagfeRZFYs/?mibextid=WC7FNe







