
Gjatë kontrollës rutinore, në automjetin e një personi në Skënderaj, Policia e Kosovës ka gjetur një armë dhe fishekë, shkruan Mitropol.
Në automjetin e të dyshuarit është gjetur një armë me 15 fishekë të kalibrit 9 mm.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.







