Kontrabanduan dele nga Serbia në Kosovë, policia arreston dy kosovarët e dyshuar në Zubin Potok

Gjatë kontrollit në një automjet furgon në Banjë të Zubin Potokut dje rreth orës 15:30, Policia e Kosovës ka hasur në 9 krerë dele pa dokumente, njofton “Mitropol”.
Dyshohet se shoferi dhe pasagjeri, të dy kosovarë, i futën delet përmes rrugëve alternative nga territori i Serbisë i kanë futur në Republikën e Kosovës.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa automjete me bagëti është dërguar në Doganën e Kosovës.”, thuhet në raportin policor./Mitropol/







