Dukato 2
LAJME

Persona të panjohur kanë dëmtuar pajisjen për marrjen e dokumenteve personale në Zveçan

Në Zveçan, përkatësisht në rrugën “Nemanja” është dëmtuar ekrani i aparatit që shërben për tërheqjen e dokumenteve personale, shkruan Mitropol.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Dukato 1

“Është dëmtuar ekrani i aparatit që shërben për tërheqjen e dokumenteve personale që gjendet në afërsi të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e instalimeve publike, dhe hetimet janë duke vazhduar.

Koha