Plaçkitet shoferi i postës ‘Beki’ në Mitrovicë, hajnat e armatosur ia marrin rreth 6 mijë euro pazar ditor

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00 një person është plaçkitur në Mitrovicë të jugut, shkruan Mitropol.
Mësohet se rasti ka ndodhur në Zhabar të Mitrovicës, ku një shofer i postës së shpejtë ‘Beki’, është përballur me dy persona të maskuar nën kërcënimin e revoles, të cilët i kanë marrë mitrovicasit para të gatshme.
Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku gjatë dëshmisë së tij ka bërë me dije se hajnat i kanë marrë pazarin ditor i cili kapte vlerën e rreth 6 mijë eurove.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.







