Aurora Group
KOSOVËLAJMESHNETA

Shifra të frikshme: 5 të vdekur e 1,765 të prekur nga virusi veç sot

Nga rezultatet e datës 17 Gusht 2021, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, rezulton se në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.
Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, shkruan Mitropol.

Premium Store

Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278. Në total numri i rasteve aktive është 10.183./Mitropol/

Koha