
Foto ilustrim
Tre persona janë arrestuar dje rreth orës 20:20 në Sharpel të Leposaviqit në veri të Kosovës, njofton “Mitropol”.
Njësitë policore gjatë patrullimit hasën në një veturë të cilën e kanë ndaluar dhe i kanë legjitimuar tre personat që ndodheshin brenda saj.
Veturën e drejtonte një burrë i dyshuar, gjersa në veturë ishin edhe dy të dyshuar meshkuj tjerë dhe gjatë legjitimimit është kuptuar se të dyshuarit me veturë kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, bën të ditur Policia në raportin 24 orësh./Mitropol/







