Dukato 2
KOSOVËLAJME

Provokimi me grafite në veri, Agim Musliu: Po ndodh sikurse para sulmit të Banjskë

Grafite të reja janë shfaqur sot në katër komunat në veri të vendit, me mbishkrimin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Lidhur me këto grafite njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka shkruar se këto grafite janë sikurse para 24 shatorit, para se të ndodhte agresioni në Banjskë.

Dukato 1

Ai ka shkruar se perëndimi është në gjumë, derisa ka pyetur se ku po mbet Kosova.

“Dje, kërcënimi për Kryeministrin e Kosovës, i cili pasi u dekonspirua, gjoja u vu në diskutim nëse ishte i vërtetë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe një pjesë e shqiptarëve;

Sot, grafite (Brigada e Veriut është gjallë & Kur ushtria të kthehet në Kosovë) sikurse para 24 shtatorit, agresionit në Banjskë;

Gjersa, krejt Evropa dhe SHBA janë këtë vit në zgjedhje, e ndoshta edhe Kosova, Serbia tashmë s’e ka këtë hall, sepse i ka vjedhë zgjedhjet. Putini po siguron mandat jetësor!

Perëndimi në gjumë, e Kosova ku?”, ka shkruar Musliu.

Active 1