Aurora Group
02LAJME

Bastisen dy shtëpi në Veri, Policia gjen armë, emblema nacionaliste e gaz-maska

Foto ilustrim

Me urdhër verbal nga Prokurori, Policia e Kosovës ka kryer dje dy bastisje në veri të Mitrovicës, njëra nga të cilat në rrugën “Luja Braja” e tjetra në rrugën “Knjas Milos”, njofton “Mitropol”.

Në bastisjet që u kryen në orët e pasdites, pas orës 16:00, Policia sekuestroi armë, jelekë, dylbi, emblema nacionaliste e jelek taktik.

Active

“Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar 19 fishekë të armës së gjuetisë, 3 thika, një dylbi, veshje të ndryshme dhe emblema me përmbajtje nacionaliste, dy llop-topa, një jelek taktik.”, thuhet në raprotin e Policisë për bastisjen e kryer në rrugën “Luja Braja”.

I dyshuari gjendet në arrati gjersa rasti ndodhet në hetime.

Rr. Knjaz Milos, Mitrovicë Veri  14.02.2024 – 16:20. “Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ajrore, një shurdhues i armës, një radio lidhje, 6 telefona celularë, një gaz-maskë, një llop-top.”, njofton Policia për bastisjen në rrugën “Knjaz Milos” që u realizua rreth orës 16:20.

I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Bastisjet u kryen për dyshimet për shpërndarje të fletushkave

Lajmin për bastisjet dje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se bëhet fjalë vetëm për ndalim dhe intervistim, e jo arrestim.

“Sot gjatë orëve të pasditës në Mitrovica Veri i kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera. Të dyshimtët e ndaluar G.K. (1978) dhe D.S.(1971)”, ka thënë dje Elshani.

Arsye e këtyre bastisjeve ishin dyshimet për shpërndarjen e rreth 200 fletushkave në veri të vendit të cilat po ftonin në rezistencë ndaj Policisë së Kosovës dhe i udhëzonin qytetarët se si të përgatisnin koktej molotovi në emër të organizatës “Mbrojtja Kombëtare”, e cila ‘doli në shesh’ pasi “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës.//Mitropol/

Active