Premium Store
KOSOVËLAJME

Sveçla: Sulmuesit e Banjkës vendosen në listën e INTERPOL-it

Të gjithë personat që dyshohet se janë përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar.

Kështu ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Active

Sveçla tha se njoftimin e ka marrë nga selia qendrore e INTERPOL.

“Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste.”, shkroi Sveçla.

Premium Store