Dukato 2
KOSOVËLAJME

E rëndë: Humb jetën fëmija 4-vjeçar në QKUK, u dërgua me lëndime trupore

Një fëmijë 4-vjeçar nga Gjakova ka humbur jetën në repartin e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej që dy ditë.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë me dije se fëmija ishte dërguar atje pas disa lëndimeve që kishte marrë.

Active 1

Pavarësisht intervenimit të mjekëve dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, fëmija nuk ka arritur që të mbijetojë.

Vdekjen e 4-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës, e të cilë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Weelnes