
Dega e LDK-së në Vushtrri ka drejtuar akuza në drejtim të kreut të komunës duke e akuzuar se po përgatit konkursin për shefin e kabinetit të tij, Bujar Shatrollin për zyrtar të Lartë Ligjor.
Ata poashtu thonë se vetëm pak ditë më parë u punësua Asistenti i Nënkryetarit, e pas tij i erdhi radha edhe shefit të tij të kabinetit.
Sipas tyre Vushtrria meriton më mirë sepse kryetari i tanishëm nuk ka fije turpi për mënyrën se si trajton dhe mashtron qytetarët që i besuan.
Postimi i plotë:






