Dukato 2
02LAJME

Përfshihet nga zjarri një banesë në Skenderaj, arrestohet një person

Është përfshirë nga zjarri një banesë në Skenderaj, nga ku nuk është raportuar për të lënduar.

Lajmin për Gazeta Blic,e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person.

Dukato 1

“Rreth orës 03:00 është pranuar informatë për një incident zjarri i ndodhur në një banesë në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”.

“Lidhur me rastin një person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet tutje në konfirmim.

Active