Premium Store
KOSOVËLAJME

Ambasadori i Ukrainës në Serbi: “Kosovën nuk e njohim e as s’ndryshojmë qëndrim”

Ukraina nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe ky është një qëndrim që nuk ndryshon, ka thënë ambasadori ukrainas në Beograd, Volodymyr Tolkac, në një intervistë për gazetëm serbe “Tanjug”.

Tolkac i rikujtoi “Tanjug”-s se Ukraina “ka kërkuar ndaljen e bombardimit të Serbisë” dhe ka kërjuar “kompromis” në Beograd në vitin 1999.

Dukato 1

“Ushtarët tanë, batalioni ukrainas morën pjesë në misionin në Kosovë dhe mbrojtën rajonin e, Shtërpces, Gjilanin, për më shumë se 10 vjet. Vërtet nuk ishte një kohë e lehtë. Dhe dua t’ju jap disa informacione, ju lutem krahasoni këtë , trupat ruse janë zhvendosur nga Bosnja dhe Hercegovina në Kosovë, pas disa vitesh janë kthyer në Rusi, kemi qenë aty nga viti 1999 deri në fillimin e agresionit rus kundër vendit tonë dhe fatkeqësisht na është dashur ta përfundojmë misionin tonë në Kosovë në vjeshtën e vitit 2022”, tha Tolkac.

“Dhe qeveria e Kosovës e mbështet plotësisht pavarësinë e Ukrainës. Ndonjëherë është shumë e vështirë për politikanët tanë t’ia shpjegojnë këtë popullit tonë. Por mund të them se qeveria jonë dhe presidenti ynë janë të qëndrueshëm në qëndrimin e tyre se ne nuk do ta njohim Kosovën”, përfundoi Tolkac.

Active