Active 2
02LAJME

Ky është i dyshuari për kanosjen ndaj zyrtarit policor në Vushtrri, dërgohet në mbajtje

Foto Ilustrim

Dje u raportua për një rast që ka ndodhur në fshatin Vernicë në Vushtrri, ku një person dyshohej se kishte kanosur një zyrtar policor që ishte jashtë detyrës zyrtare.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari është Remzi Hasani, 63-vjeçar.

Weelnes

Hasani dyshohet se në shenjë revolte për një rast të iniciuar më parë, ka shkuar te shtëpia e policit dhe të njëjtin e ka kërcënuar.

Zyrtari policor ka denoncuar rastin dhe si rezultat i kësaj, 63-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Active