Dukato 2
KOSOVËLAJME

Deficiti tregtar vazhdon të mbetet i lartë, tkurret importi me Serbinë

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 9,9% në muajin janar 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 319,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 291,5 milionë euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin me vetëm 15,9%.

Sipas të dhënave të ASK-së, eksporti i mallrave në muajin janar 2024 kishte vlerën 60,3 milionë euro, ndërsa importi 380,0 milionë ëuro, që është një rënie prej (-3,0%) për eksport, si dhe një rritje prej 7,4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Premium Store

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 25,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,3% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,2% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,6% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,2% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Dukato 1