Burrit në Prishtinë ia vjedhin zingjirin nga qafa, telefonin dhe kuletën me dokumente personale

Një burrë ka raportuar se tre persona të panjohur ia kanë grabitur një varëse në qafë, një telefon dhe kuletën me dokumente personale.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, në Prishtinë.
“Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.







