Dukato 2
LAJMESPORT

“A keni pshtu o djem?”, momenti kur lojtarët e Lepencit sulmohen nga tifozët e Sharrit

Një incident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes Sharri – Lepenci, ku skuadra mysafire është sulmuar nga futbollistët e pastaj nga tifozët vendas.

Lepenci zhvilloi të dielën përballjen ndaj Sharrit, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Dytë të Kosovës mirëpo që u ndëpre disa herë.

Active

Lojtarët e pastaj edhe tifozët vendas i sulmuan kundërshtarët, ku tani është publikuar një video – ku shihen më së miri tifozët duke e gjuajtur me gurë autobusin ku gjendeshin futbollistët e Lepencit.

“A keni pshtu o djem”, është një nga fjalitë ku dëgjohet një pjesëtarë i stafit që iu drejtohet lojtarëve.

Ndër të tjera, janë publikuar edhe disa fotografi të lojtarëve mysafirë që kanë mbetur të lënduar nga përleshja me lojtarët e Sharrit.

Dukato 1