Dukato 2
KOSOVËLAJME

Konfiskohen barna në vlerë disa mijëra eurosh në Zveçan dhe Mitrovicë

Policia dhe doganierët e Kosovës kanë konfiskuar një sasi të madhe të barnave dhe barnave tjera në vlerë prej disa mijëra eurosh në dy barnatore në Zveçan dhe Mitrovicë.

Në aksione të ndara, policët dhe doganierët kanë qëndruar në barnatore për rreth tre orë, transmeton RTS.

Weelnes

Sipas raportimeve, të paktën dhjetë thasë me barna janë hequr nga barnatorja private “Oreol” në Mitrovicë.

“Ata po hiqnin çdo gjë që mundnin nga raftet”, thonë dëshmitarët okularë.

Malli i konfiskuar është dërguar në terminalin doganor në pjesën jugore të Mitrovicës.

Policia ka konfirmuar se ka kërkuar ndihmën e doganës gjatë kontrollit të farmacive, për të përcaktuar nëse shesin barna pa letra dhe pa origjinë.

KoSSev raporton se në mesin e drogave të sekuestruara janë Bromazepam, Brufen, Monizol.

Active