Medi
02LAJME

Ky është vushtrriasi që humbi jetën nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

“Mitropol” mbrëmë raportoi ekskluzivisht për një aksident të rëndë trafiku që kishte ndodhur rreth orës 18:00 mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Vushtrri ku kishin pësuar lëndime tre persona, një nga të cilët ishte lënduar rëndë.

Burime të “Mitropol” kanë njoftuar se si pasojë e lëndimeve të marra, në orët e mesnatës personi që ka ndërruar jetë është vushtrriasi Mentor Merovci.

Weelnes

I ndjeri ka vdekur pas trajtimit në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Merovci njihej si një njeri i urtë, humanist i madh dhe aktivist i komunitetit.

Lajmin për aksidentin për “Mitropol” e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti kishte konfirmuar raportimin se në aksident ishin përfshirë tri vetura dhe si pasojë ka konfirmuar se tre të lënduarit ishin dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.

Dy të lënduarit e tjerë nga aksidenti ndodhen në gjendje më të mirë shëndetësore./Mitropol/

Koha