Premium Store
KOSOVËLAJME

Çitaku: Kur bota përballet me turbulenca, Kosova udhëhiqet nga avanturierët

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar qasjen e qeverisë karshi ShBA-së në veçanti e aleatëve strategjikë në përgjithësi.

Përmes një publikimi në “Facebook” ajo shkroi se pikërisht në kohën kur bota përballet me turbulenca, vendi ynë udhëhiqet nga një kastë avanturierësh.

Dukato 1
“Në kohën kur qytetarët tanë kanë nevojë për stabilitet e parashikueshmëri, Kosova ka në krye një qeveri të papërgjegjëshme, pa ide e pa vizion.Konfrontimet e hapura tashmë me aleatët tanë na kanë sjellur në një teren tërësisht të pashkelur nga ne tash e 25 vite.
Pa projekte konkrete e pa vizion, si në planin e brendëshëm, si në politikën e jashtme”, vlerësoi veç tjerash ajo./Paparaci
Më poshtë edhe postimi i plotë:

Active