Dukato 2
KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës arreston shtetasin serb që dëmtoi tabelat e trafikut në shqip në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Serbisë në Leposaviq pasi dyshohet se ka dëmtuar dy shenja të trafikut.

Sipas Policisë, shtetasi i Serbisë është arrestuar dhe është dërguar për Gjykatë për Kundërvajtje.

Medi

“VANDALIZËM- Leposaviq / 16.03.2024  01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.”

Kujtojmë se me 14 mars tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në çirilicë në veri të Kosovës janë zëvendësuar me tabela dygjuhëshe, në gjuhën shqipe dhe atë serbe, por me alfabet latin.

Koha