Aurora Group
02LAJME

Zyrtari policor sulmohet nga qentë endacakë në Vushtrri, detyrohet të shkrepë armën për tu mbrojtur

Një nga shqetësimet më të mëdha që kanë qytetarët e Kosovës gjatë daljes në rrugë, është ajo nga qentë endacakë, shkruan Mitropol.

Kështu ndodhi dje në Vushtrri ku një zyrtar policor u sulmua nga një kope e qenve endacakë.

Active

“Për ti shpëtuar sulmit dhe lëndimit ka qenë i detyruar të   përdorë  armën  zyrtare, me ç’rast  kishte  shkrepur   një plumb”, thuhet në raportin policor.

Nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar askush, ndërkaq në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

Rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, dhe për këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës./Mitropol/

Premium Store