
Ditës së djeshme gjatë kontrollit të një automjeti nga Policia e Kosovës në Leposaviq, është gjetur një pushkë, shkruan Mitropol.
Arma e gjetur e kalibrit 5.5 mm është konfiskuar nga Policia e Kosovës.
“Leja e armës e lëshuar nga shteti i Serbisë”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.







