Medi
KOSOVËLAJME

Tre të lënduar nga aksidenti në Milloshevë, të përfshira katër automjete

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Milloshevë, shkruan Mitropol.

Lajmin për “Mitropol” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Active

“Janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti për Mitropol.

Përndryshe kujtojmë se ditëve të fundit në Kosovë është shtuar numri i aksidenteve të trafikut, përfshirë ato me fatalitet.

Weelnes