Active 2
KOSOVËLAJME

Kërcënimet e Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar BE-në e SHBA-në

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.  Ai në një reagim në “X” ka shkruar se kishte paralajmëruar më parë BE-në dhe SHBA-në se kjo do të ndodhte.

“Ata nuk më dëgjuan dhe besuan premtimet e tij të rreme për paqen në Kosovë dhe në Ballkan.Ata heshtën për vite të tëra për kriminalitetin e tij të dukshëm, vjedhjen e zgjedhjeve, marrëdhëniet me Putinin, Dodikun, Orbanin dhe diktaturën që po zbaton në Serbi. Tani ata morën rezultatin e naivitetit dhe mungesës së interesit për atë që unë ofroja dhe prezantoja”, ka shkruar Sanduloviq.

Active 1

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku ka theksuar se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

Koha