Aurora Group
02LAJMI YT

Ankohet qytetarja: Kemi frikë të dalim nga banesa për shkak të qendëve endacak, na turren nga 7 a 8

Një qytetare mitrovicase thotë se s’po mund t’u bëj ballë më qenëve endacak që po i sillen rreth shportave të mbeturinave që ka para banesës, shkruan Mitropol.

“A me thirrë policinë a çka me bo? Kjo është krim. Sa qentë po rrijnë tek banesat, edhe po tutem me dalë. Janë si të egër, tanë natën as me flejt s’mundesh, as sen”, tha qytetarja në adresimin e saj në Mitropol.

Pellini

Ky grup qenësh endacak po sillet rreth banesave të kompanisë “BB Home”, pranë “Lux Mall”, ku qytetarët po ndjehen të rrezikuar edhe veç të kalojnë.

Shumë herë është bërë thirrje për veprim konkrete në lidhje me përmirësimin e kushteve për këto kafshë, mirëpo asnjëherë s’është ndërmarrë diçka konkrete në këtë drejtim./Mitropol/

Pellini