Active 2
KOSOVËLAJME

Kurti i bindur se Kosova ka përfituar nga raportet me SHBA: MCC, Javelinët…s’duam të shkëlqejmë me servilizëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka përfituar nga raportet me SHBA-të, duke përmendur marrëveshjen me MCC-në,  e pajisjet ushtarake Jevelinet.

Kurti tha se populli i Kosovës e ka votuar atë për marrëdhënie më të thella e gjera me SHBA-të.

Weelnes

Ai ka thënë se nuk është servil, duke shtuar se nuk do të kishte arritur të bëhej kryeministër nëse serviliteti do të ishte kusht.

“Besoj që raportet tona me SHBA-të, si një aleat i pazëvendësueshëm, si partner substancial, në të kaluarën, në të ardhmen, e sidomos tani, Si një mik i dëshmuar janë raporte shumë të mira, marrëdhënia do të thotë edhe dhënie, jo vetëm marrje”.

“Nëse për të pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme, kushti, garancia dhe mundësia është vetëm serviliteti, i kishim pas më herët ata, ata i kishim pas kryeministra. Pse erdhi puna unë me qenë kryeministër, sepse populli i Kosovës po dëshiron raporte më të thella e më të gjera, jo me shkëlqy nga servilitet”, ka thënë Kurti.

Koha