Dukato 2
KOSOVËLAJME

Ministri Faton Peci përcjellë nga afër procesin e mbjelljes së patateve në Pestovë të Vushtrrisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot ka ndjekur nga afër procesin e mbjelljes së patateve në Pestovë të Vushtrrisë, shkruan Mitropol.

Peci tha se Vushtrria është një nga komunat më të zhvilluara në aspektin bujqësor nga të gjitha komunat e Kosovës.

Dukato 1

Sipas tij, gjithçka në sektorin e bujqësisë është në vendin e duhur, si dhe procesi i aplikimit për subvencione ka qenë më i lehtë se kurrë më parë.

“Duke qenë se është koha e mbjelljes së patates ua rikujtojmë se vazhdon të jetë i hapur Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku një hektar i patates subvencionohet me 654€ duke përfshirë këtu plehërimin dhe naftën.”, u shpreh Peci.

Premium Store