Medi
KOSOVËLAJME

Arifi: Askush s’do të besonte se pas 25 vitesh në Kosovë do të instalohet qeverisje antiamerikane

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar me rastin e shënimit të 25 vjetorit nga sulmet e NATO-s në Serbi dhe ndalimit të gjenocidit në Kosovë.

Përmes një postimi në platformën X, Arifi ka thënë se dy dekada e gjysmë më herët, askush nuk do të besonte se Kosova do ta insatlojë një qeverisje, të cilën ai e konsideron antiamerikane.

Dukato 1

“Sot 25 vite nga sulmet e NATO-s në Serbi dhe ndalimit të gjenocidit në Kosovë i ushtruar nga kasapi i Ballkanit Millosheviq. Askush nuk do të besoj dy dekada e gjysëm më herët se Republika e Kosovës do të instaloj një qeverisje  anti-amerikane dhe për interesa të ngushta pushteti me broçkulla të çmendura ideologjike do të largohet nga NATO. Askush nuk do të besoj se interesi politik i momentit do të shlyej histori suksesi drejt hapave të regresit dhe humnerës”, shkroi ai.

Ndër të tjera, Arifi ka cituar ish-kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli, i cili kohë më parë pati thënë se ‘Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë’.

“Qeverija e Kosovës me satelitët e tyre po çmontojn çdo ditë e sipër këtë Republikë (zatën Ministri i Tenderave Aliu e pati quajtur Republikë të përkohëshme), sa më shumë po fitojn kauza mashtruese të konvertuara politike aq më shumë po i afrohen interesave serbe. Siç na qortonte ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë. Është momenti i madh i reflektimit të çdo qytetari të Republikës së Kosovës, të stopoj këtë rrugë qeverisje të çmendur drejt vetëvrasjes politike. Amerika dhe NATO nuk është armiku i shqiptarëve!”, shkroi më tej Arifi.

Active