E dhimbshme: Vdes mitrovicasi Xhevat Shabani, babai i dëshmorit të kombit, eshtrat e të cilit u gjetën muaj më parë

Orë më parë ka ndërruar jetë Xhevat Shabani, babai i dëshmorit të kombit Nezir Shabani, eshtrat e të cilit u gjetën muaj më parë pasi ishte i zhdukur, shkruan Mitropol.
Xhevat Shabani ka vdekur në moshën 75 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.
Familjarët njoftojnë se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e qytetit në Shipol.
Postimi i familjarëve:
Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi.
Familjar dhe miq,
Ju njoftojme se sonte nderroi jete baba jone Xhevat Shabani. Varrimi i me te dashurit tone behet neser pas namazit te drekes ne varrezat e Shipolit.
Allahu e meshiroft shpirtin e tij.








