
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë identifikuar një lokal në Skenderaj ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit, shkruan Mitropol.
Në njoftimin e policisë thuhet se nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Në cilësinë e provave materiale në lokal janë gjetur dhe janë sekuestruar 2 aparate të lojërave te fatit, 2 printer, 2 kompjutera dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.
“Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.”, thuhet në njoftim.








