
Një burrë i nacionalitetit serb dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Ibër, mëson “Mitropol” nga burime të veta.
Ai dyshohet se ka rënë në ujë në veri të Mitrovicës, konkretisht në Leposaviq.
”Mitropol” mëson se procesi i kërkim-shpëtimit pritet të vazhdoj nesër nga Klubi i Zhytjes “Trepça” në bashkëpunim me Shoqatën për Kërkim Shpëtim, të cilët kishin filluar me procesin e kërkim-shpëtimit dje e që po asistohen edhe nga Policia e Kosovës.
Këtë e konfirmoi për “Mitropol” kryetari i klubit të zhytjes “Trepça”, Liridon Ahmeti.

“Po, mjetet për kërkim shpëtim veç se janë vendosur, nesër do filloj procesi i kërkim-shpëtimit”, tha ai për “Mitropol”.
Ndryshe, Shoqata për Kërkim-Shpëtim dhe klubi “Trepça” kanë treguar gatishmëri çdo herë në raste të tilla.








