
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një qytetari të zhdukur në Leposaviq.
Kjo shoqatë njofton se ekipet janë aktivizuar tash e dy ditë gjersa kërkimi do vazhdoj edhe sot, shkruan “Mitropol”.
“Pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq. Ekipet tona janë aktivizuar nga dje, ku edhe është duke vazhduar kërkimi ende së bashku me Policin e Kosovës dhe ekipin e zjarrëfiksave për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi”, thuhet në njoftim.

Shoqata sot do asistohet edhe nga zhytësit e Klubit të Zhytjes “Trepça”./Mitropol/







